Çmimet e larta/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj! 50% ikin për pushime jashtë

Data

Të paktën 84% e personave që plotësuan një sondazh të “Monitor thanë se do të pushojnë apo kishin pushuar këtë verë. Pakica prej 16% përmendi arsye të ndryshme se pse nuk do të bënte pushime, ku në 73% të rasteve shkak ishte pamundësia ekonomike. Pjesa më e madhe prej 57% parashikonin që pushimet të ishin mes 1-2 javë. Lidhur me destinacionin, 50% kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda Shqipërisë dhe pjesa tjetër jashtë, ku e preferuara është Greqia. Akomodimi i parapëlqyer mbeten hotelet dhe apartamentet në platforma si Booking dhe Airbnb me përkatësisht 40% dhe 38% të përgjigjeve. Këtë verë vihet re rritja e peshës së shpenzimeve në buxhetin ditor 50-100 euro dita, e cila i takon 52% të përgjigjeve e lidhur kjo me kostot e rritura të aktiviteteve, transportit apo ushqimeve.

Vera e këtij viti ka shfaqur një dinamikë më të ndryshme se ajo e vitit të shkuar. Interesi i të huajve sërish ka qenë më i lartë se viti paraardhës por ritmi i rritjes është ngadalësuar.

Operatorët turistikë thanë se ndoshta kjo verë do të ketë më pak turistë individualë sesa vera e një viti më parë nisur nga rezervimet paraprake gjatë qershorit për muajt pasardhës që ishin disi më të ulëta për korrikun dhe gushtin, kryesisht për rajonin e Vlorës dhe Sarandës.

Pavarësisht kësaj, kompensimin e bën deri diku ecuria më e mirë e Durrësit, por edhe pjesës më në Veri të vendit, ku Shëngjini dhe Velipoja kanë pasur më shumë vizitorë nisur edhe nga çmimet më ekonomike.

Por bregdeti shqiptar nuk është vetëm i përzgjedhuri i të huajve për pushimet verore, pavarësisht se theksi i viteve të fundit vihet aty.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related