“Rama kërkon të shmangë bilancin”, Bushati: Objektivi i PD, të sigurojë një opozitë radikale!

Data

Analisti Andi Bushati, thotë se pavarësisht partive të reja në këtë fushatë zgjedhore skena politike është bipolare, ku duket sikur Edi Rama ka më shumë një fushatë tallava dhe Sali Berisha, më shumë një fushatë politike.

I ftuar në MCN, ai deklaroi Edi Rama do me çdo kusht dhe çdo çmim që të mos bëhet bilanci i qeverisjes dhe kjo e ka detyruar që të shpikë gjëra që heqin vëmendjen nga ai që do ishte thelbi i një fushate racionale.

Bushati shtoi se Rama do të shmangë bërjen e bilancit qeverisës dhe premton gjëra që shkojnë përtej mandatit qeveritar. Ndër të tjera tha Rama ka fushatë pa thelb por me përpjekje për risi, ndërsa Berisha ka fushatë me thelb, programin, por pa përpjekje për risi.

Sipas Bushatit, Rama e ka të sigurt edhe mandatin e ardhshëm dhe sipas tij, objektivi i opozitës në 11 Maj duhet të jetë që të krijojë një opozitë radikale, për të mos i lejuar Ramës ndryshime kushtetuese në Kuvend.

Andi Bushati: Edi Rama hapi fushatën me këngë me valle, me folklor, që nuk është një gjë tipike për një fushatë edhe në diskurs premton gjëra që nuk premtohen në një demokraci normale. Në një demokraci normale një Kryeministër premton gjëra që kanë lidhje me këtë mandat. Ai premton gjëra që nuk varen nga ai, BE-në që shkon përtej këtij mandati. E bën këtë se qëllimi i tij është që të shmangë debatin nga bilanci i qeverisë. Mjafton që të shikosh korrupsionin këtu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related