Këlliçi pas takimit me PPE: U vlerësua beteja e PD për votën e lirë

Data

Deputeti Belind Këlliçi mori pjesë në takimin e zhvilluar në Tiranë me përfaqësues të Partive Popullore Europiane (PPE), ku sipas tij u diskutuan zhvillimet politike dhe proceset zgjedhore në vend.

Në një reagim publik, Këlliçi theksoi se prezenca e një delegacioni të zgjeruar nga 28 parti të PPE-së, përfshirë eurodeputetë, përbën një sinjal të rëndësishëm për situatën politike në Shqipëri. Ai bëri të ditur se gjatë takimit u paraqitën shqetësime lidhur me zgjedhjet e 11 majit, të cilat PD i konsideron të deformuara.

Sipas Këlliçit, në takim u trajtuan gjithashtu çështje që lidhen me funksionimin e Kuvendit, përjashtimin e deputetëve të opozitës dhe kërkesën e SPAK për imunitetin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ai u shpreh se përfaqësuesit e PPE-së vlerësuan, sipas tij, angazhimin e Partisë Demokratike për votën e lirë dhe kundër korrupsionit, duke e konsideruar takimin si një mbështetje për përpjekjet e opozitës në drejtim të integrimit europian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related