Vështirësohet qarkullimi në aksin Lozhan–Moglicë–Gramsh, i cili është caktuar si rrugë alternative pas bllokimit në zonën e Arra e Gurrës.
Sipas informacioneve, nga drejtimi i Gramshit drejt juglindjes janë lejuar të kalojnë dy kamionë, që thuhet se i përkasin OSHEE-së. Megjithëse mjetet kanë tentuar të hapin krahun në anë të rrugës, fluksi i lartë i automjeteve ka krijuar një ngërç të konsiderueshëm në qarkullim.
Lëvizja po bëhet me ritme të ngadalta, ndërsa në segment ka mbërritur policia rrugore për të menaxhuar situatën dhe për të mundësuar hapjen e plotë të qarkullimit.
Aksi Moglicë–Gramsh është kthyer në një nga alternativat kryesore për drejtuesit e mjeteve pas bllokimit të segmentit Librazhd–Përrenjas, duke rritur ndjeshëm presionin mbi infrastrukturën ekzistuese.
