Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pas një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe trajtimi për një tumor malinj.
Në një reagim publik, ai bëri të ditur se tumori u zbulua në një fazë të hershme gjatë kontrolleve rutinë, pas një procedure të mëparshme për hipertrofi të prostatës. Sipas tij, trajtimi ka qenë i suksesshëm dhe nuk ka lënë pasoja për shëndetin.
Netanyahu shtoi se kishte kërkuar shtyrjen e publikimit të raportit mjekësor, për të shmangur përdorimin e këtij informacioni në kontekst politik apo propagandistik, në një periudhë tensionesh në rajon.
Deklarata e tij vjen në një moment të ndjeshëm për Lindjen e Mesme, ndërsa ai synon të sigurojë opinionin publik për aftësinë e tij për të vijuar detyrën si kryeministër.
