Sulm me dron në Odessa, goditet një ndërtesë banimi dhe shpërthejnë flakë

Data

Sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, ku një dron ka goditur qytetin e Odesës. Pamjet e publikuara nga autoritetet ukrainase tregojnë shpërthime të fuqishme që janë dëgjuar në zona të ndryshme të qytetit, duke shkaktuar panik mes banorëve.

Kreu i komandës ushtarake të qytetit u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë, ndërsa forcat ukrainase po monitorojnë situatën.

Pak më herët ishte raportuar për prani të dronëve mbi Detin e Zi. Sipas informacioneve paraprake nga kanalet lokale, një objektiv është goditur dhe si pasojë një ndërtesë banimi është dëmtuar dhe ka marrë flakë. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për viktima, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet e shkaktuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related