Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme, duke u ndjerë në zonën e Elbasanit dhe Lushnjes.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet kanë pasur një thellësi prej 13 kilometrash. Epiqendra është lokalizuar rreth 6 kilometra në veri-perëndim të Lushnjes dhe 37 kilometra në jug-perëndim të Elbasanit.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.
