Presidenti francez Emmanuel Macron ka pranuar dorëheqjen e drejtoreshës së muzeut Louvre, Laurence des Cars, në një moment të vështirë për institucionin më të vizituar në botë.
Sipas Presidencës franceze, dorëheqja u cilësua si “një akt përgjegjësie”, ndërsa muzeu po përballet me pasojat e një grabitjeje të bujshme dhe me greva të përsëritura të stafit.
Në tetor të vitit të kaluar, katër persona vodhën bizhuteri me vlerë rreth 102 milionë dollarë, të cilat ende nuk janë rikuperuar. Paralelisht, grevat e punonjësve kanë sjellë mbyllje të herëpashershme të muzeut, duke ndikuar në funksionimin normal të tij.
Zhvillimet e fundit kanë shtuar presionin për forcimin e masave të sigurisë dhe përshpejtimin e projekteve të modernizimit të infrastrukturës së Louvre.
