Bardhi: SPAK tha se Balluku rrezikon deri në 35 vite burg, dëshmitarët janë kërcënuar me jetë

Data

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, reagoi pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, duke deklaruar se situata penale ndaj saj është rënduar ndjeshëm.

Sipas Bardhit, prokurorët kanë bërë me dije se në fazën e parë të hetimit Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg, ndërsa aktualisht, nëse provohen të gjitha akuzat, ajo mund të përballet me një dënim maksimal deri në 35 vite burg.

Ai pretendoi se SPAK ka paraqitur prova konkrete për ndërhyrje në procesin hetimor, duke përmendur dy forma presioni ndaj dëshmitarëve:

– Kërcënime me jetë nga persona të fortë të lidhur me çështjen;

– Presion përmes zyrtarëve të kabinetit të Ballukut, të cilët sipas tij kanë kërcënuar me largim nga puna familjarë të dëshmitarëve dhe u kanë ofruar para për të ndryshuar dëshmitë.

Bardhi akuzoi gjithashtu mazhorancën se ka vepruar për ta mbrojtur politikisht Ballukun, ndërsa theksoi se masat aktuale të sigurisë, sipas prokurorisë, nuk garantojnë zhvillimin e plotë dhe të pandikuar të hetimit.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve pritet të pasohet nga një vendimmarrje nëse do t’i hapet rrugë votimit në Kuvend për heqjen e imunitetit të saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related