“Luks të jetosh si socialist”/ Noka: Shqipëria në krizë, drejtori i Tatimeve feston ditëlindjen në SHBA

Data

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka sulmuar qeverinë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, duke e akuzuar për përdorim të postit publik për interesa private.

Sipas Nokës, Binaj ka deleguar kompetencat te zëvendësja e tij për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, ku – sipas opozitës – ka festuar ditëlindjen, ndërsa vendi përballet me probleme fiskale dhe ekonomike.

Noka e cilësoi këtë si shembull të “luksit që ofron pushteti socialist”, duke pretenduar se drejtues të emëruar politikisht përfitojnë privilegje personale, ndërsa qytetarët përballen me vështirësi ekonomike.

Ai ngriti gjithashtu pretendime për konflikt interesi, duke përmendur lidhje të mundshme me biznese familjare, ndërsa e akuzoi mazhorancën për promovim të figurave që, sipas tij, nuk i shërbejnë interesit publik.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve lidhur me këto akuza.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related