Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës që po zhvillohet për të 36-ën ditë radhazi.
Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit kanë filluar të mblidhen rreth orës 19:00, ndërsa më pas pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.
Gjatë tubimit, protestuesit po shprehin kërkesat dhe qëndrimet e tyre, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestës me një marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Protesta vjen pas një serie tubimesh të përditshme në Tiranë, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në qeverisje.
