Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) po zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Gjatë seancës, Jamarbër Malltezi paraqiti parashtrimet e tij, duke e cilësuar procesin si politik dhe duke deklaruar se kryeministri Edi Rama qëndron në zanafillën e çështjes.
Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, me pretendimin se në kohën kur drejtonte qeverinë ka ndërmarrë veprime për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij.
Ndërkohë, Jamarbër Malltezi përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai dyshohet se ka përfituar rreth 5.4 milionë euro nga një biznes ndërtimi, përmes vendimeve të marra nga qeveria e asaj kohe.
Procesi gjyqësor vijon me shqyrtimin e provave dhe pretendimeve të palëve.
