Molotovët në protestë, gjykata liron 18 protestues

Data

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia 18 personat e arrestuar pas protestës së 20 shkurtit, ku u raportua përdorimi i molotovëve ndaj forcave të policisë dhe institucioneve shtetërore.

Për shumicën e të ndaluarve, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke i lënë në hetim në gjendje të lirë. Ndërsa njëri prej tyre, Dionis Grepi, u lirua pa masë sigurie për shkak të problemeve shëndetësore.

Sipas autoriteteve, të arrestuarit u kapën me çanta që përmbanin shishe me lëndë djegëse, të cilat dyshohet se u përdorën gjatë përplasjeve me policinë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa organet e drejtësisë do të shqyrtojnë më tej përgjegjësitë individuale të secilit prej të përfshirëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related