Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Unazës së Madhe në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 11:40, një 42-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë e rënies, ai ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
