Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur një punonjës të Policisë Bashkiake për shkak të detyrës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Studenti” në Sarandë. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin me inicialet E. M., 19 vjeç, banues në Sarandë.
Autoritetet bëjnë me dije se po punohet për kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
