Rusia ka dënuar ashpër qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, duke e cilësuar si ndërhyrje të huaj subversive në punët e brendshme të këtij vendi. Moska deklaroi se kërcënimet për sulme të reja ushtarake janë “kategorikisht të papranueshme”.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme ruse theksoi se çdo përpjekje për të përdorur trazira të frymëzuara nga jashtë si pretekst për përsëritjen e agresionit ushtarak të kryer në qershor 2025 kundër Iranit do të sillte pasoja katastrofike për situatën në Lindjen e Mesme dhe për sigurinë globale.
Sipas Rusisë, veprime të tilla do të përshkallëzonin ndjeshëm tensionet rajonale dhe do të rrezikonin stabilitetin ndërkombëtar, duke nënvizuar se zgjidhja e krizave duhet të vijë përmes dialogut dhe jo përmes forcës ushtarake.
