“Trump më afër Peleshi­t se Ramës”/ Gjekmarkaj ironizon mazhorancën në Kuvend

Data

Debatet në Kuvend vijuan me tone ironike dhe kritika të forta nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili ndërthur referenca historike dhe kulturore me sulme direkte ndaj mazhorancës.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në Uashington dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, Gjekmarkaj ironizoi kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se “më afër e kishte Donald Trumpin Niko Peleshi tek mëngjesi i lutjeve, se sa Edi Rama sot në Bordin e Paqes”.

Ai u ndal edhe te deklaratat e Taulant Ballës, i cili kishte ftuar qytetarët të ndiqnin aktivitetin ndërkombëtar, duke shtuar me ironi se “çdo gjë tjetër pastaj është bezdi”, në referencë të një kënge italiane.

Në vijim të fjalës së tij, deputeti demokrat kaloi te kritikat për qeverisjen në fushën e trashëgimisë kulturore, duke akuzuar mazhorancën për degradimin e monumenteve dhe shembjen e objekteve historike për interesa ndërtimi.

“Trashëgimia kulturore po shndërrohet në mall privat për miq të qeverisë”, tha ai, duke shtuar se statusi i monumenteve hiqet dhe zëvendësohet me kulla shumëkatëshe.

Në fund, Gjekmarkaj ironizoi sërish mazhorancën, duke propozuar ngritjen e një “muzeu të korrupsionit”, që sipas tij do të kishte mjaft “eksponate” për t’u ekspozuar.

Fjalimi i tij u shoqërua me replika dhe komente nga deputetët e mazhorancës, ndërsa tensionet politike në Kuvend mbetën të larta gjatë gjithë seancës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related