Aksident tragjik në aksin Librazhd–Elbasan, humb jetën 45-vjeçari pasi motomjeti del nga rruga

Data

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e së dielës në aksin Librazhd-Elbasan, në zonën e Labinot, ku ka humbur jetën një 45-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, motomjeti që drejtonte viktima ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura. Si pasojë e aksidentit, ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në të njëjtin mjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, e cila ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet edhe ekspertiza teknike për të përcaktuar faktorët që çuan në daljen e motomjetit nga rruga.

Ky aks shton edhe një tjetër bilanc tragjik në rrugët e vendit, duke rikthyer vëmendjen te siguria rrugore dhe kujdesi në drejtim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related