“Rama duhet ta shkarkonte Ballukun”, Qori: Ministri pezullohet më lehtë se deputeti

Data

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka deklaruar se një ministër mund të pezullohet apo shkarkohet nga detyra në çdo moment, pasi nuk është i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli, ndryshe nga një deputet.

Në një emision televiziv, Qori komentoi rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre, duke theksuar se është më problematik pezullimi i një deputeti, pasi ai ka marrë mandat direkt nga vota e qytetarëve.

“Një ministër, një kryeministër apo një president janë të zgjedhur nga një institucion dhe jo drejtpërdrejt nga populli. Ministri është i heqshëm nga detyra në çdo çast dhe nuk pezullohet puna e ministrisë për shkak të tij,” u shpreh Qori.

Ai shtoi se, sipas tij, kryeministri Edi Rama dhe qeveria janë kthyer në mburojë për Ballukun, pasi pavarësisht vendimit të pezullimit, ajo ende nuk është shkarkuar nga detyra.

Sipas Qorit, në vend që të zbatohej vendimi dhe të merrej një vendim politik për shkarkimin, është zgjedhur rruga e ndryshimit të ligjit. Ai e krahasoi situatën me një lojtar që shkel rregullat dhe më pas kërkon t’i ndryshojë ato në favor të tij.

Në fund, Qori theksoi se drejtësia funksionon përmes tre hallkave të pavarura – prokurorisë, gjykatës së shkallës së parë dhe apelit – dhe se çdo përpjekje për ta paraqitur këtë proces si komplot, sipas tij, është e pabazuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related