Aksident në Astir, makina përmbyset në mes të rrugës

Data

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në zonën e Astirit, në Tiranë, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës.

Nga pamjet e siguruara, makina shihet e kthyer përmbys, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në aksident. Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e ngjarjes në vijim.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nëse si pasojë e përplasjes ka persona të lënduar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related