BE shmang Berishën, Alibeaj: Mesazh i qartë politik, ai mbetet “non grata”

Data

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka komentuar vizitën në Tiranë të kreut të delegacionit të Parlamentit Europian, David McAllister, duke u ndalur te fakti që ky i fundit deklaroi publikisht se nuk do të takohej me liderin e PD-së, Sali Berisha.

Sipas Alibeajt, ky qëndrim përbën një mesazh të fortë politik, jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj Partisë Demokratike dhe vetë Berishës.

“McAllister i dha një goditje të fortë qeverisë për raportin me drejtësinë, por i dha një goditje po aq të fortë edhe PD-së, më saktë Sali Berishës. Është një nga përfaqësuesit më në zë të partive popullore europiane dhe fakti që nuk shkon ta takojë, tregon se qëndrimi ndaj tij mbetet i njëjtë”, u shpreh Alibeaj.

Në analizën e tij, vendimi për të mos zhvilluar takim me Berishën rikonfirmon, sipas tij, qëndrimin ndërkombëtar ndaj figurës së tij politike, duke nënvizuar se ai “ngelet non grata”.

Alibeaj shtoi se, nëse qëndrimi i SHBA-ve ishte i njohur prej kohësh, fakti që edhe përfaqësues të lartë të institucioneve europiane mbajnë distancë, përbën një sinjal domethënës në planin politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related