Tiranë, mbahet nesër Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet programi

Data

Nesër në Tiranë do të zhvillohet Ministeriali me temë “Korridori VIII në Momentin Strategjik të Europës: Lidhshmëria, Qëndrueshmëria dhe Prosperiteti i Përbashkët përmes Integrimit”, një takim i nivelit të lartë që do të mbledhë përfaqësues nga disa vende të rajonit dhe BE-së.

Sipas agjendës zyrtare, aktiviteti do të nisë në orën 09:45 me mbërritjen e delegacioneve dhe pritjen zyrtare, ndërsa në orën 10:00 do të hapet sesioni ministerial në formatin 1+3. Fjalën e hapjes dhe përmbylljes do ta mbajë ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Në rendin e fjalimeve janë përfshirë përfaqësues nga Italia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania. Pas sesionit do të realizohet fotoja familjare, do të ketë pushim për takime bilaterale dhe më pas konferencë për shtyp.

Takimi do të mbyllet me një drekë zyrtare në Pallatin e Brigadave. Diskutimet pritet të fokusohen në avancimin e Korridorit VIII si një bosht strategjik për ndërlidhjen europiane, zhvillimin ekonomik, mobilitetin ushtarak dhe forcimin e bashkëpunimit midis Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related