Berisha: Rama mban peng biznesmenët për interesa familjare

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar nga Kruja se vendi ndodhet në një “udhëkryq të rrezikshëm” dhe se mazhoranca po përpiqet të mbrojë veten përmes ndryshimeve ligjore.

Në fjalën e tij, Berisha pretendoi se qeveria po tenton të paralizojë drejtësinë dhe se prej tre muajsh, sipas tij, shoqëria shqiptare mbahet “peng”, ndërsa foli për abuzime që, sipas deklaratave të tij, kapin vlerën mbi 1 miliard euro.

Ai akuzoi kryeministrin se po mbron ish-drejtues të AKSHI-t dhe se po ndërhyn në ligj për të shmangur pezullimet apo heqjen e imuniteteve të zyrtarëve të lartë. Sipas Berishës, pas skemave të dyshuara qëndrojnë interesa të ngushta politike dhe familjare.

“Janë kapur në flagrancë dhe tani po bëjnë ligje mbrojtëse për të vazhduar vjedhjen”, u shpreh ai, duke pretenduar gjithashtu se biznesmenë janë mbajtur nën presion për interesa që, sipas tij, lidhen me rrethin e ngushtë të kryeministrit.

Deklaratat e Berishës vijnë në një moment tensioni të lartë politik, ndërsa mazhoranca ka paralajmëruar ndërhyrje në legjislacion pas vendimeve të fundit të gjykatave për pezullimin e zyrtarëve të lartë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related