Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.
Para godinës së Prokurorisë së Posaçme, Berisha u prit nga mbështetës të tij, të cilët ishin mbledhur në shenjë solidariteti. Ai i përshëndeti dhe shkëmbeu disa batuta me ta.
Gjatë komunikimit, Berisha iu referua një episodi të fundit gjatë një vizite të kryeministrit Edi Rama në Durrës, duke thënë: “E patë si ia bënë fytyrën Edi Ramës në Durrës? ‘O Gys’ – e thirrën, ‘o Gys’”.
Ish-kryeministri vijon të paraqitet rregullisht në SPAK sipas masës së vendosur nga gjykata, ndërsa hetimet për çështjen në fjalë janë në vijim.
