Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka fajësuar nga burgu ish bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi për disa pagesa shëndetësore, që SPAK e akuzon se nuk i ka deklaruar.
Me anë të një mesazhi, Ilir Meta thotë se bëhet fjalë për 15 mijë euro shpenzime shëndetësore, për të cilat kishte marrë garanci nga Monika Kryemadhi se i kishte paguar, e deklaruar sipas ligjit, por në fakt thotë se ishin garanci të pavërteta.
“Mosdeklarimi sipas tyre i shpenzimeve të mia shëndetësore në vitin 2013 në Vjenë prej 7341 Euro. Dhe në Nëntor 2014, shuma prej 7984 Euro në klinikën, Austri. Pra bëhët fjalë vetëm për 15 mijë Euro total në 20 vite hetime. Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit”, sqaron Ilir Meta.
Kreu i PL-së, ndalet edhe në një rast tjetër, duke thënë se hedh poshtë pretendimet e SPAK se ai ka përfituar kartat që Monika Kryemadhi ka përdorur nga biznesmeni Adrian Shatku.
“Akoma më i turpshëm është konkluzioni se unë kam përfituar nga kartat që ish-bashkëshortja ime paska marrë dhe përdorur nga Adrian Shatku, gjë që s’do ta kisha lejuar kurrë”, shkruan Ilir Meta.
Ilir Meta: Përfundimisht më duhet të deklaroj shkurt se në gjithë pretendimet që ngre SPAK-u për hetimet 20-vjeçare ndaj meje, ka vetëm dy raste që më duhet të sqaroj.
Mosdeklarimi sipas tyre i shpenzimeve të mia shëndetësore në vitin 2013 në Vjenë prej 7341 Euro.
Dhe në Nëntor 2014, shuma prej 7984 Euro në klinikën, Austri.
Pra bëhët fjalë vetëm për 15 mijë Euro total në 20 vite hetime.
Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit.
