Një automjet është përfshirë nga flakët rreth orës 02:30 të mëngjesit në fshatin Bulgarec, në Korçë. Mjeti ndodhej i parkuar në anë të rrugës, pranë disa banesave.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në objektet përreth.
Si pasojë, automjeti është shkrumbuar plotësisht, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit po hetohen.
