AKU bllokon mbi 2 ton produkte dhe gjobit 7 biznese në Tiranë

Data

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka zhvilluar inspektime në tregun agroushqimor të Tiranës, pas një denoncimi për tregtim të produkteve të pasigurta. Gjatë kontrolleve janë verifikuar disa subjekte që tregtonin produkte me origjinë shtazore, ku janë konstatuar shkelje të rënda të standardeve të sigurisë ushqimore.

Nga kontrollet janë bllokuar 197.5 kilogramë djathë kaçkavall dhe fruta të thata që nuk përmbushnin kriteret e sigurisë, si edhe mbi dy ton produkte të tjera – përfshirë sallam dhe fruta të thata – pa etiketa dhe pa gjurmueshmëri të dokumentuar.

Sipas AKU-së, shkeljet lidhen me mungesën e etiketimit të rregullt, mungesën e dokumentacionit për origjinën e produkteve dhe mosrespektimin e kushteve për tregtim të sigurt.

Për këto parregullsi janë vendosur 7 masa administrative me gjobë, në një vlerë totale prej 1.6 milionë lekësh. AKU njoftoi se kontrollet do të vijojnë edhe në tregje të tjera, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related