DPSHTRR: 88% e makinave të reja në janar, hibride Plug-in

Data

Tregu i automjeteve në Shqipëri po orientohet gjithnjë e më shumë drejt teknologjive të pastra. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë muajit janar 2026, 88% e autoveturave me 0 kilometra të regjistruara në vend janë Electric Hybrid Plug-in.

Krahasuar me janarin e vitit 2025, kjo shifër përfaqëson një rritje prej 10.2%, duke konfirmuar tendencën në rritje të konsumatorëve shqiptarë për automjete me teknologji më të avancuar dhe ndikim më të ulët mjedisor.

Automjetet Plug-in Hybrid kombinojnë motorin elektrik me atë me djegie të brendshme dhe mund të karikohen nga rrjeti elektrik, duke ofruar autonomi më të madhe dhe kursim të ndjeshëm të karburantit. Përveç uljes së kostove të përdorimit, kjo teknologji ndihmon edhe në reduktimin e ndotjes, veçanërisht në zonat urbane.

Rritja e regjistrimeve të mjeteve hibride Plug-in konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një flote automobilistike më të pastër dhe më efikase, duke e afruar Shqipërinë me standardet europiane të mobilitetit të qëndrueshëm. Trendi pozitiv pritet të vijojë edhe në muajt e ardhshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related