Arrestimi i Çyrbes, Lita: Rama duhet të shqetësohet, priten goditje të tjera

Data

Durrësi është kthyer në një çerdhe të rëndë kriminale në vend.” Kështu shprehet gazetari Lavdrim Lita në A2 Televizion teksa komenton arrestimin e radhës nga radhët e figurave politike, atë të Jurgis Çyrbjes.

“Ka një problematikë, vecanërisht me deputetët e qarkut Durrës, edhe më parë deputetë si Rrahja, subjekt të akuzave të opozitës, por edhe të prokurorisë, dhe ka një dyshim të madh që këta deputetë të jenë përfshirë në shkëmbime favoresh me grupe kriminale lokale për sigurim votash dhe për marrjen e avantazheve politikë apo financiare në territor,” shpjegon ai.

I pyetur rreth qëndrimit të mbajtur deri më tani nga kryeministri Edi Rama, duke marrë parasysh që shumë nga të vetët e tij po përfundojnë pas hekurave, Lita theksoi se kreu i qeverisë duhet të shqetësohet për imazhin e forcës politike që drejton.

“Se po bëhen rreth 30 funksionarë, në nivele të ndryshme që janë në ndjekje penale, për faktin që kanë shkelur ligjin… Nuk ka një mekanizëm kontrolli në PS, që t’i vetojë..”

Gazetari gjithashtu paralajmëroi se do të ketë goditje të tjera ndaj krimit të organizuar, por edhe ndaj lidhjeve të tyre në radhët e politikës. Sipas tij, në pranga pritet të bien deri në 60 anëtarë të këtyre grupeve kri******

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related