Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë reaguar zyrtarisht duke mohuar raportimet për një shpërthim fruthi në një kopsht në Tiranë.
Sipas sqarimit të autoriteteve shëndetësore, nuk ka asnjë rast të konfirmuar infektimi me fruth në institucionet parashkollore të kryeqytetit. Instituti thekson se situata epidemiologjike po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk ka vend për alarm.
Ministria u bën thirrje qytetarëve që të informohen vetëm nga burime zyrtare dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pakonfirmuara, të cilat mund të krijojnë panik të panevojshëm.
