Shorti i Nations League/ Shqipëria në grup me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon

Data

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ri të Nations League, pas shortit të hedhur në Bruksel. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo do të garojnë në Ligën C, ku janë shortuar në të njëjtin grup me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.

Faza e grupeve nis në datat 24-26 shtator me ndeshjen e parë, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 27-29 shtator. Sfida e tretë është planifikuar nga 30 shtatori deri më 3 tetor, ndërsa e katërta në periudhën 4-6 tetor.

Dy ndeshjet e fundit të grupit do të luhen nga 12-14 nëntor dhe 15-17 nëntor. Shqipëria synon rezultate pozitive për të siguruar ngjitjen në Ligën B.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related