Berisha: Rama do flasë në OKB si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se të dhënat e fundit tregojnë se Shqipëria renditet e para për kërkesat e azilit dhe largimin e shqiptarëve prej saj.

Ai më tej shtoi se Edi Rama do flasë në Lidhjen e Kombeve njëlloj si Maduro i Venezuelës, njëlloj si diktatorët e Taxhikistanit, Turkmenistanit, Koresë së Veriut. Sipas kreut të PD-së ai do flasë si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve.

Berisha theksoi se Rama do të flasë si një tradhtar i kombit, si një shërbëtor i shpifur i Beogradit, si një Rrahman Morinë i Kosovës, si një Sinan Hasan i shqiptarëve, si një esaditst, si një Zograf që punon ditë e natë kundër lirisë dhe demokracisë së shqiptarëve.

Fjala e Berishës:

Përsëri të dhënat e fundit tregojnë se Shqipëria renditet e para për kërkesat e azilit dhe largimin e shqiptarëve prej saj. Miq, po ndëshkojmë kombin me çdo ditë që mbajmë këtë regjim. Po ndëshkojmë të ardhmen me çdo ditë që tolerojmë këta pushtues të brendshëm të egër. Ndaj dhe e gjithë shpresa, i gjithë besimi është në guximin tonë, në qëndresën tonë, në trimërinë tonë, në fitoren tonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related