Berisha: “Balluku u flijua për të shpëtuar Ramën, por fundi i tij po afron”

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se pezullimi i Belinda Ballukut është në thelb një goditje direkte ndaj vetë kreut të qeverisë.

Në një dalje për mediat, Berisha u shpreh se Balluku është “limon i shtrydhur”, duke lënë të kuptohet se ajo po sakrifikohet për të mbrojtur Ramën nga përgjegjësitë politike dhe ligjore. Sipas tij, kryeministri e ka të qartë se çdo zhvillim që prek ish-zëvendëskryeministren është një zhvillim që e prek drejtpërdrejt edhe atë.

“Ai e di si drita e diellit se pezullimi i saj do të thotë pezullim i tij. Ajo është prestanome e Ramës”, deklaroi Berisha, duke shtuar se qeveria po përpiqet të ndërtojë mburoja ligjore për të shmangur përgjegjësinë.

Berisha theksoi se protestat opozitare do të vijojnë dhe se, sipas tij, “kryengritja paqësore nuk ndalet”. Ai akuzoi qeverinë për përpjekje për të manipuluar situatën politike dhe për të shpëtuar veten përmes manovrave ligjore.

Sipas liderit demokrat, zhvillimet e fundit tregojnë se presioni ndaj qeverisë po rritet, ndërsa paralajmëroi se “askush nuk do të mund t’i shpëtojë përgjegjësisë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related