Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, ka kritikuar ashpër partitë politike në Shqipëri, duke theksuar se të gjitha, përveç forcës që ai drejton, marrin financime nga oligarkët. Ai e hodhi poshtë mundësinë për një koalicion qeverisës me këdo prej partive pas 11 majit dhe i bëri thirrje qytetarëve të mos besojnë në premtimet e partive të vjetra, që sipas tij janë të kapura nga interesat e oligarkisë.
Qori akuzoi Sali Berishën për kopjimin e programit të Lëvizjes Bashkë, duke e cilësuar si një tentativë për të tërhequr mbështetje para zgjedhjeve, pa pasur një vullnet të vërtetë për ndryshim. Ai shtoi se PD ka qenë më parë në pushtet dhe se për shumë çështje, si koncesionet dhe PPP-të, nuk ka ndryshuar gjë.
Në lidhje me mundësinë e krijimit të një koalicioni qeverisës, Qori tha se Lëvizja Bashkë nuk do të mbështesë asnjë nga partitë e mëdha dhe do të insistojë për zgjedhje të reja nëse nuk arrihet një shumicë parlamentare e pastër.
