Ambasadori gjerman: Sundimi i ligjit, çelësi për integrimin e Shqipërisë në BE

Data

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, zhvilloi një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho, ku në qendër të diskutimeve ishte forcimi i sundimit të ligjit dhe konsolidimi i institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Ambasadës Gjermane, bashkëbisedimi u fokusua te vijimi i reformave kyçe dhe rëndësia e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në deklaratë theksohet se sundimi i ligjit mbetet një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjermania rikonfirmoi mbështetjen e saj të fortë politike dhe financiare për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke nënvizuar angazhimin për ruajtjen e progresit të arritur dhe për thellimin e reformave në drejtësi.

Takimi zhvillohet në një moment vendimtar për negociatat me BE-në, ndërsa autoritetet shqiptare janë përballë sfidës së përmbushjes së standardeve të kërkuara në fushën e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related