SPAK nën lupë pushtetin vendor: 40 bashki me dosje, 16 kryebashkiakë të akuzuar

Data

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka hapur dosje për 40 nga 61 bashkitë e vendit, duke thelluar hetimet ndaj pushtetit vendor për shkelje të dyshuara në tendera dhe menaxhim fondesh publike.

Sipas të dhënave, tenderat për ujësjellësit dhe rikonstruksionet e rrugëve rezultojnë ndër shkeljet më të shpeshta, të denoncuara kryesisht nga kompanitë humbëse në gara ose nga auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

Rasti më i fundit i zyrtarizuar nga SPAK është ai i ish-kryebashkiakut të Memaliajt, Golek Guci, dhe ish-nënkryetares Edmonda Harizi, të cilët do të përballen me Gjykatën e Posaçme për akuzat që lidhen me procedurat e tenderimit të një ujësjellësi me fond limit 493 milionë lekë.

Në total, 16 kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë rezultojnë të akuzuar, ndërsa disa çështje kanë përfunduar me arrestime apo dënime, si rasti i ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës. Ndërkohë, 21 bashki nuk kanë aktualisht dosje zyrtare të hapura në SPAK.

Mes zyrtarëve më të hetuar janë edhe anëtarët e komisioneve të vlerësimit të ofertave, të cilët firmosin procedurat e tenderave dhe mbajnë përgjegjësi administrative për proceset e prokurimit.

Hetimet vijojnë në disa bashki të tjera, ndërsa SPAK po përqendron vëmendjen te procedurat e tenderimit, lejet e ndërtimit, menaxhimi i financave dhe krimet zgjedhore në nivel vendor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related