Turistja humbi jetën në Shqipëri, flet nëna e italianes: Covid-19 i infektoi zemrën…

Data

Alessia ishte mirë, Covid i infektoi zemrën e saj”, kështu u shpreh nëna e 38-vjeçares italiane, Alessia Vidottos, e cila humbi jetën në vendin tonë, ku ndodhej për pushime me bashkëshortin e saj dhe djalin 1-vjeçar.

Për mediat italiane nëna e 38-vjeçares tha se mjekët në Shqipëri bënë të pamundur, por fatkeqësisht nuk arritën të shpëtonin vajzës e saj

Alessia Vidotto 38-vjeç me origjinë nga Sedico, në provincën Belluno ndërroi jetë më 15 gusht pas një infeksioni në zemër. Gruaja prej disa ditësh nuk ishte ndjerë mirë dhe kishte vendosur që të shkonte për një ekzaminim pasi dyshonte se ishte infektuar me Covid.

Pas ekzaminimeve rezultoi se 38-vjeçarja kishte infeksion në zemër që i kishte shkaktuar miokardit fulminant, një inflamacion i rëndë i miokardit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related