Protesta e organizuar nga Partia Demokratike është shoqëruar me përplasje dhe arrestime, ndërsa një nga çështjet më të debatuara mbetet përfshirja e të miturve në tubim.
E ftuar në një studio televizive, politologia Arseja Gjyli u shpreh se vendosja e të miturve në vijën e parë të protestës është një element shqetësues dhe me impakt negativ për opozitën.
Sipas saj, nga 22 persona të arrestuar, katër janë të mitur, çka ngre pikëpyetje mbi mënyrën e organizimit të protestës. Gjyli theksoi se nuk është e pranueshme që fëmijë nën moshën 18 vjeç të ekspozohen në situata me tension dhe rrezik.
Ajo shtoi se protesta, e paralajmëruar si paqësore, përfundoi me përdorim mjetesh të dhunshme si molotovë, duke ndryshuar karakterin e saj fillestar. Sipas Gjyli, përdorimi i të miturve në aksione të tilla dënohet edhe nga standardet evropiane dhe ndikon negativisht në perceptimin publik të opozitës.
