Se prisnim/ Selin ‘plas bombën’ për Marina Vjollcën: “Më ftoi në emision dhe më kërkoi të gënjeja”

Data

Banorja e Big Brother VIP 5, Selin Bollati, ka bërë një deklaratë surprizuese gjatë prime-t të së shtunës, duke përmendur drejtpërdrejt emrin e Marina Vjollcës dhe duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën e funksionimit të disa formateve televizive.

Gjatë një momenti publiciteti, teksa po bisedonte me DJ Gimbo dhe po rregullonte dhuratat e sponsorëve – mes tyre edhe një produkt nga brand-i i Marina Vjollcës – Selin deklaroi se ishte ftuar më herët në një emision televiziv dhe se i ishte kërkuar të bënte një deklaratë të pavërtetë vetëm për efekt viraliteti.

“Ka qenë prezantuese këtu te Topi, tani ka bërë këtë brand-in. Më ka ftuar njëherë në emision, për një panel sportiv dhe më ka thënë: ‘Do dalësh dhe do thuash që më ka ngacmuar një futbollist i Spanjës. Se bëhet virale’”, u shpreh Selin.

Ajo theksoi se e kishte refuzuar kategorikisht kërkesën: “Unë i kam thënë ‘jo’…”, duke mos e përfunduar fjalinë për shkak se zëri i saj nuk u kap qartë nga mikrofoni.

Megjithatë, Selin nuk dha detaje të sakta se kur kishte ndodhur ngjarja, çka ka hapur disa skenarë interpretimi. Një mundësi lidhet me periudhën kur Marina Vjollca moderonte “Procesi Sportiv” në Top Channel deri në vitin 2017. Duke qenë se Selin ka lindur në vitin 2002, në atë kohë ajo do të kishte qenë ende e mitur, gjë që e bën pretendimin edhe më shqetësues, nëse deklarata është e saktë.

Një tjetër mundësi lidhet me emisionin “Kampionët” në TV Klan gjatë Euro 2024. Selin Bollati ka pasur angazhime të shumta në këtë televizion, si balerinë në “E diela shqiptare” dhe prezantuese e “Kënga Magjike 2024”, çka sugjeron se ftesa mund të ketë ndodhur në një periudhë më të vonë.

Pa një sqarim të qartë mbi kohën dhe rrethanat konkrete, deklarata e Selinës mbetet e paqartë dhe e hapur për interpretime të ndryshme. Deri më tani, Marina Vjollca nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related