Rënie gurësh në Qafën e Vishës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Data

Reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh në Qafën e Vishës, në zonën e Himarës, mëngjesin e së hënës, duke e bërë aksin rrugor të rrezikshëm për qarkullimin e automjeteve.

Sipas informacioneve, një masiv gurësh është shkëputur nga shpati dhe ka përfunduar në rrugë, duke penguar lëvizjen normale. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Edhe pse mbrëmjen e së shtunës është ndërhyrë për pastrimin e rrugës dhe riparimin e barrierave mbrojtëse të dëmtuara, situata është përkeqësuar sërish gjatë ditës së sotme.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor, sidomos në kushtet e motit me reshje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related