“Fëmijët tanë nuk kanë kushtet që meritojnë”/ Qytetarja nga protesta: T’i largojmë nga pushteti

Data

Protesta e 39-të qytetare përpara Kryeministrisë vijoi edhe me dëshmitë personale të pjesëmarrësve, të cilët ngritën shqetësime për sistemin shëndetësor dhe gjendjen sociale në vend.

Mes tyre ishte edhe bashkëshortja e Altin Hilës, e cila foli për vështirësitë që, sipas saj, përballen familjet me fëmijë me probleme shëndetësore dhe bëri thirrje për ndryshim.

“I bëj thirrje të gjithë bizneseve t’i mbyllin dhe të dalin këtu në shesh, që t’i largojmë këta sa më parë. Të gjithë politikanët nuk i përgjigjen popullit të tyre, por i përbuzin qytetarët. Edi Rama fëmijën e vet e kuron jashtë vendit, ndërsa fëmijëve tanë u thuhet t’i mbajnë në Shqipëri, kur këtu nuk ka kushte”, u shpreh ajo.

Në protestë foli edhe një qytetar tjetër, i cili kërkoi që zyrtarët që kanë abuzuar me fondet publike të mbajnë përgjegjësi.

“Çdo zyrtar që ka vjedhur nga paratë e popullit duhet t’i sekuestrohet pasuria”, deklaroi ai.

Protesta përpara Kryeministrisë vijoi me fjalime të qytetarëve dhe aktivistëve, të cilët përsëritën kërkesat e tyre për ndryshim politik, llogaridhënie dhe reforma institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related