Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Greqi, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një shkëmb rreth 300 metra poshtë.
Si pasojë e aksidentit, shoferi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Ende nuk ka informacion nëse në automjet ndodheshin persona të tjerë në momentin e rënies.
Në operacionin e shpëtimit u angazhuan 31 zjarrfikës, të cilët punuan për nxjerrjen e trupit dhe sigurimin e zonës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.
