Vritet me armë zjarri 41-vjeçari Elton Javori në Fier

Data

Elton Javori, 41-vjeç, mbeti i vrarë me armë zjarri paraditen e kësaj të enjteje në Fier. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen “16 Prilli”, e njohur ndryshe si lagjia e Backallinjve, në rrethana momentalisht të paqarta.

Në një informacion zyrtar për mediat, policia e Fierit tha se ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Ai është Agim Gashi, 35-vjeç.

Agim Gashi, autori i dyshuar i ngjarjes

Autori i dyshuar lëvizte me këtë makinë e cila u filmua nga kamerat e sigurisë në zonë, teksa largohej nga vendi i ngjarjes.

Makina e autorit të dyshuar të ngjarjes

Motivet e kësaj vrasjeje për momentin nuk dihen.

“Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi Elton Javori, 41 vjeç, banues në Fier. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit“, tha policia në një informacion parapra për mediat.

Ndërkohë, nga vendi i ngjarjes gazetarja Anila Sefa raporton se viktima kishte rreth 3 muaj që ishte kthyer nga Gjermania. Ai nuk rezulton me precedentë penale, megjithatë Sefa mëson se 41-vjeçari ishte nipi i Demir Backës.Ky i fundit, vëlla i ish-anëtarit të bandës së Fierit, u vra me breshëri plumbash më 23 Tetor të 2021-it pranë një qendre tregtare në Fier.

Duke cituar banorët e zonës, gazetarja tha se Elton Javori u qëllua nga pas, në momentin që zbriti nga makina e tij. Ai jetonte rreth 100 metra nga vendi ku u ekzekutua.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related