“Rasti Balluku zhvesh fasadën e Ramës”/ Avokati Redi Ramaj: Mazhoranca vë në pikëpyetje drejtësinë dhe SPAK-un

Data

Avokati Redi Ramaj, anëtar i Forumit të Dialogut Politik, ka reaguar ashpër mbi të ashtuquajturin “rasti Balluku”, duke e cilësuar atë si një moment kyç që nxjerr në pah raportin real të qeverisë me drejtësinë dhe standardet demokratike.

I ftuar në një emision televiziv, Ramaj u shpreh se demokracia në Shqipëri po pëson regres të vazhdueshëm. Sipas tij, mungesa e balancës mes pushteteve dhe përqendrimi i forcës politike në një grup të vetëm rrezikon ta kthejë vendin në një model autoritar, në kundërshtim me aspiratat për integrim europian.

Ai theksoi se “rasti Balluku” shënon një kthesë të dukshme në qëndrimin e kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës ndaj SPAK-ut. “Për vite me radhë Rama është shfaqur si mbështetës i reformës në drejtësi, por në momentin që zv/kryeministrja Balluku u mor e pandehur, reagimi ishte ndërhyrës dhe brutal,” u shpreh Ramaj.

Sipas avokatit, ky qëndrim vë seriozisht në dyshim sinqeritetin e mbështetjes së qeverisë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë dhe minon parimet mbi të cilat u ndërtua reforma. Ai shtoi se kjo sjellje bie ndesh edhe me frymën dhe mbështetjen e fortë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë SPAK-ut dhe reformës në drejtësi.

“Kur drejtësia prek rrethin e pushtetit, reagimi i qeverisë tregon fytyrën e vërtetë të sistemit,” përfundoi Ramaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related