Moti i keq shkakton rrëshqitje gurësh në bypass-in e Vlorës, vështirësi në qarkullim

Data

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh në bypass-in e Vlorës, në zonën mbi Kaninë, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.

Prania e gurëve në rrugë është sinjalizuar nga vetë drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë njoftuar policinë për situatën e krijuar. Aktualisht, qarkullimi në këtë segment kryhet me vështirësi dhe kërkohet kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve.

Autoritetet janë në pritje të ndërhyrjes për pastrimin e aksit rrugor, ndërsa po monitorohet edhe situata në zonat përreth.

Problem serioz mbetet edhe Qafa e Vishës, ku rrëshqitjet e gurëve janë të shpeshta. Sipas autoriteteve, ndërhyrja në këtë zonë është e rrezikshme, pasi gurët vijojnë të bien pothuajse çdo ditë, ndaj po shqyrtohet mundësia e një ndërhyrjeje afatgjatë.

Moti i keq ka shkaktuar gjithashtu problematika të vogla edhe në disa akse të tjera rrugore në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related