Mbidyfishim të bonusit të pensionistëve? Ministrja Ibrahimaj zbulon detajet: Ja cilat pensione do rriten të parat

Data

Qeveria nuk e ka vendosur ende sa dhe kur, por e di me siguri se pensionet më të vogla janë pensionet që ndodhen në krye të listës për rritjen e tyre.

Rendin e prioriteteve për rritjen e bonusit të fundvitit dhe të pensioneve më të vogla e tregoi në emisionin “Pa Censurë”, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj. “Shifrat janë ende duke u llogaritur. Ajo që dua të theksoj është se bonusin nuk po e mendojmë si një zgjidhje për këtë vit, prandaj nuk ka një shifër konkrete. Po mendohet si një bonus që do të rritet dhe do të qendrojë i rritur edhe për vitet në vijim. Këtë analizë të kujdesshme po e bëjmë edhe për qëllimin tjetër, rritjen e disa kategorive të pensioneve që realisht janë shumë të ulëta,” u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Megjithëse shifrat janë ende duke u llogaritur, Ministrja e Sipërmarrjes, pjesë e grupit të punës për çështjen e pensioneve, pohoi se ekziston një ide sesa do të jetë bonusi i fundvitit. Dhe gjasat janë shumë optimiste për një rritje domethënse.
Ministrja Ibrahimaj nuk e mohoi dyfishimin e bonusit tradicional prej 50 euro.

“Mendohet se do të jetë shumë më e lartë sesa 50 mijë lekë të vjetra”- tha Ministrja Ibrahimaj, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares Elona Meço, nëse do të jetë të paktën dyfishi.

“Shumë më e lartë” nuk ka fund, por do të jetë ndjeshëm më e lartë sesa ajo që është dhënë vitet e kaluara. Patjetër që ne duam të japim sa më shumë për pensionet, por është shumë e rëndësishme për të qenë realist dhe me këmbë në tokë, pasi një rritje e pamenduar dhe e pamatur mund të bënte që në harkun kohor të 4-5-6 vitesh të çonte në një kolaps të financave publike , që do të sillte përkeqësim jo vetëm të jetës për pensionistët, por të gjithë ekonomisë, që po e konsolidojmë me shumë mund,” u shpreh Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, e cila beson se një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim do të japin bizneset me deklarimet reale të punonjësve dhe të pagave të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related