Atentati me armë ndaj zyrtarit të lartë rus në Moskë, autori arrestohet në Dubai

Data

Një shtetas rus, i dyshuar për atentatin me armë ndaj një zyrtari të lartë të inteligjencës ushtarake ruse në Moskë, është arrestuar në Dubai dhe i është dorëzuar autoriteteve ruse.

Sipas burimeve zyrtare, i dyshuari, rreth 60 vjeç, ishte arratisur drejt Emirateve të Bashkuara Arabe pas sulmit. Një bashkëpunëtor i tij është arrestuar në Moskë, ndërsa një tjetër dyshohet se është larguar drejt Ukrainës.

Zyrtari rus u qëllua me armë zjarri brenda një apartamenti në kryeqytet dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Ai ndodhet nën sanksione perëndimore për shkak të rolit të dyshuar në aktivitete kibernetike.

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për organizimin e sulmit, ndërsa nga Kievi nuk ka pasur ende një reagim zyrtar. Ngjarja ka rritur më tej tensionet mes palëve dhe po trajtohet si çështje e rëndë sigurie kombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related