SHBA dakordësi me Rusinë dhe Kinën për Kosovën? Eksperti i sigurisë paralajmëron për pakt të mundshëm

Data

Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, ka ngritur alarmin për një skenar të ri diplomatik që, sipas tij, mund të cënojë interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

I ftuar në një studio televizive, Goxhaj deklaroi se në aspektin e diplomacisë ndërkombëtare, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka përcaktuar qartë se bisedimet dhe rezolutat mes palëve duhet të përfundojnë me njohje të ndërsjellë. Por sipas tij, hyrja direkte e Shteteve të Bashkuara në këtë proces ndryshon tërësisht lojën diplomatike.

Goxhaj shpjegoi se nëse SHBA-të vendosin të propozojnë një rezolutë për Kosovën, atëherë Bashkimi Europian del automatikisht jashtë loje, pasi çështja kalon në Këshillin e Sigurimit, ku rol kyç kanë Rusia dhe Kina.

“Nëse amerikanët hyjnë drejtpërdrejt në proces, atëherë BE-ja nuk ka më rol. Në këtë moment, në lojë hyjnë Rusia dhe Kina, sepse çdo rezolutë duhet të kalojë përmes Këshillit të Sigurimit”, u shpreh ai.

Sipas Goxhajt, një qasje e tillë e SHBA-ve pa një marrëveshje paraprake me Rusinë dhe Kinën mund të jetë e rrezikshme për Kosovën. Ai paralajmëroi se nëse nuk ka dakordësi mes fuqive të mëdha, procesi mund të përdoret në dëm të interesave të Prishtinës.

Ai theksoi se deri më tani Rusia dhe Kina kanë qëndruar relativisht larg çështjes së Kosovës, për shkak se dialogu është mbajtur nën ombrellën e Bashkimit Europian, si dhe për shkak të luftës në Ukrainë, e cila ka zhvendosur vëmendjen e tyre.

“Por në momentin që hyn SHBA-ja, hyn automatikisht Këshilli i Sigurimit. Kjo do të thotë se Rusia dhe Kina rikthehen fuqishëm në proces dhe kjo mund të na cënojë seriozisht”, tha Goxhaj.

Sipas ekspertit të sigurisë, çdo lëvizje e tillë diplomatike duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje të gjerë mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, përndryshe rreziku për një kompromis të dëmshëm për Kosovën mbetet real.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related