Tragjedi në Bolivi, autobusi bie 150 metra në përrua: 14 viktima

Data

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Bolivi, ku të paktën 14 persona humbën jetën pasi një autobus doli nga rruga dhe ra rreth 150 metra në një përrua.

Ngjarja ndodhi pranë komunitetit Mocomoko, në pjesën perëndimore të vendit. Autobusi ishte nisur drejt kryeqytetit La Paz, ndërsa fillimisht u raportuan shtatë viktima, por bilanci u rrit disa orë më vonë pas nxjerrjes së trupave nga vendngjarja.

Banorët e zonës ndërhynë të parët për të ndihmuar të plagosurit, duke i transportuar drejt spitaleve në La Paz dhe El Alto. Ende nuk dihet fati i shoferit, ndërsa shkaqet e aksidentit janë nën hetim.

Autoritetet boliviane bëjnë me dije se aksidentet rrugore janë një problem serioz në vend, ku çdo vit humbin jetën rreth 1.400 persona, kryesisht për shkak të pakujdesisë dhe defekteve teknike të mjeteve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related