AKSHI shndërrohet zyrtarisht në monopol privat, Soft & Solution përlan edhe çelësat publikë

Data

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është shndërruar praktikisht në një monopol privat, teksa thuajse të gjithë tenderat e saj shkojnë në vetëm një dorë. Bëhet fjalë për miliarda lekë, në një treg ku nuk ka më garë.

Këtë të enjtë AKSHI shpalli fituesin e tenderit 5 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës së çelësave publikë. Edhe këtë herë nuk pati asnjë surprizë. Fitues i tenderit u shpall sërish kompania Soft & Solution e biznesmenit Ermal Beqiri.

Tashmë procedurat prokuruese në AKSHI duken thjesht një formalitet, pasi rezultati i tyre është gjithmonë i njëjtë. Fituese është ose kompania Soft& Solution ose kompanitë bashkëpunëtore të saj, Fastech.

Kapitali publikon të dhënat zyrtare nga vetë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Kjo më poshtë është tabela e të gjithë tenderave me vlerë mbi 300 mijë euro që AKSHI ka zhvilluar nga 1 janari deri më sot.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related